ÇANTA
ÇANTA
- Keni një panair, një ekspozitë, një hapje dyqani, lancimin e një produkti të ri që dëshironi t'i bëni një promovim ekskluziv? Apo po festoni një përvjetor të rëndësishëm të kompanisë? Për të gjitha këto raste, linja e çantave luks është e duhura për ju.
- Çantat elegante janë vërtet unike për shkak të prodhimit me letër nga linja Burano nga fabrika e letrës Favini, të cilat janë letra të cilësisë së lartë, të certifikuara FSC™, kanë një fibër me ngjyrë e cila mundëson që ngjyra e brendshme dhe e jashtme e çantës të mos ndryshojë.
- Linea eskluzive e Çantave me dy letra: Elegancë dhe Qëndrueshmëri për Blerjet Tuaja.
- Linja e Çantave me Qepje përfaqëson një zgjidhje ekologjike për transportimin e blerjeve tuaja me stil dhe qëndrueshmëri. E realizuar me letër rezistente Paptic me peshë 110 gr, këto çanta janë projektuar për tu përdoruar shumë herë.
- Nëse jeni në mëdyshje midis zgjedhjes së një kutie apo çante për paketimin e produkteve tuaja ju sugjerojmë Çantat Kuti. Ato realizohen me letrat nga fabrika Favini dhe janë shumë elegante dhe komode.
- Nëse ju duhen çanta cilësore dhe me një ndikim të fortë vizual, por buxheti juaj është i limituar: atëherë Çanta të Personalizuara ka zgjidhjen e duhur për ju: linja Strong në ngjyrë avana ose të bardhë.
- Linja e çantave daily është e realizuar me letër kraft letre kraft 110 gr dhe në dispozicionin tuaj janë ngjyra avana dhe e bardhë. Çanta ka një përforcim tek pjesa e dorezës dhe tek fundi i çantës, dorezat janë të realizuara me letër të përdredhur.
- Linja Eco nga Çanta të Personalizuara janë ideale për kompanitë që kanë nevojë për çanta të personalizuara me logon e tyre, por që kanë një buxhet të kufizuar.
- Çanta të Personalizuara u ofron klientëve të saj çantën elegante me mbyllje zarf, të prodhuar me letër 200 gr nga linja Burano e fabrikës së letrës Favini: një çantë e rafinuar në detaje, të cilën ne e kemi projektuar për të gjitha produktet tuaja më të bukura.
- Kutitë tona astucci ovale janë kombinimi perfekt i elegancës dhe prakticitetit. Të disponueshme në dy versione me dhe pa dorezë, me stampë të ngrohtë ose dixhital. Zgjedhja e kartonit me cilësi të lartë 350gr garanton një pamje elegante dhe profesionale. Ju mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë ngjyrash, duke përfshirë të bardhën, rosa antico, turchese, iced mango dhe senape
- Çantat me dorezë janë të realizuara me letër Avana dhe të Bardhë, me trashësi 110 gr/m2 dhe me përforcime kartoni në doreza, 600 gr/m2. Mund të personalizohen me Stampë Digitale në një zonë të caktuar. Në linjën anonime, do të gjeni produkte në letër të Bardhë dhe Avana, si dhe në letër me ngjyra të ndryshme.