Çantë Elegant me Gofrim
Çantë Elegant me Gofrim

Çantë Elegant me Gofrim
Çantat e linjës Elegant prodhohen me letër Burano nga fabrika Favini, të certifikuara FSC™, që sigurojnë një material cilësor dhe të qëndrueshëm. Letra ka fibër të ngjyrosur në masë, duke garantuar që ngjyra mbetet e njëjtë si brenda, ashtu edhe jashtë çantës.
Sipërfaqja është e veshur me letër të gofruar, e cila ofron një teksturë të dallueshme dhe një efekt estetik të rafinuar. Në dispozicion janë nëntë lloje të ndryshme gofrature, që mund të zgjidhen sipas preferencës dhe stilit të kërkuar.
Personalizimi realizohet me stampë të ngrohtë në një sipërfaqe të përcaktuar në të dyja anët e çantës, duke mundësuar shtimin e logove ose elementeve grafikë me cilësi të lartë.
Çantat janë të pajisura me doreza 100% pambuku, ndërsa pjesa e dorezës dhe fundi i çantës janë të përforcuara për të rritur qëndrueshmërinë gjatë përdorimit.
Ato janë të disponueshme në ngjyra të ndryshme, për t’u përshtatur me identitetin vizual të produktit ose të markës.
Nëse jeni të interesuar për produktin pa stampim,
Konfiguroni produktin tuaj
Shërbimet ekstra
Krijimi i një projekti grafik me preventivGrafika gjenerohet me programe specifike dhe pas një takimi me klientin vlerësohen kërkesat e tij, koha e nevojshme që i duhet projektit, me pas gjenerohet një preventiv. Në momentin që pranohet preventivi dhe paguhet tarifa, klienti ka të drejtë që të bëjë deri në tre ndryshime tek drafti, pas ndryshimit të tretë çdo modifikim do të tarifohet. Për çdo projekt grafik do të caktohet një profesionist i cili do të ndjekë klientin gjatë gjithë procesit.
Për informacione të mëtejshme na kontaktoni nëpërmjet emaili-t info@cantatepersonalizuara.com ose në numrin +355 69 353 2205.