Shoper Lux Siperfaqe Stampimi 51-75%
Shoper Lux Siperfaqe Stampimi 51-75%

Shoper Lux Siperfaqe Stampimi 51-75%
Çantat Shoper Lux prodhohen me letër 170 gr/m² dhe personalizohen me stampim digjital, me mbulueshmëri stampimi nga 51 deri në 75% të sipërfaqes. Stampimi përfshin faqet kryesore, anët, skajet dhe bazën, duke krijuar një paraqitje të plotë grafike.
Sipërfaqja është e veshur me letër të gofruar, e cila ofron një strukturë karakteristike dhe një efekt estetik më të dallueshëm. Në dispozicion janë nëntë lloje të ndryshme gofrature, që lejojnë përshtatjen sipas nevojave të dizajnit.
Çantat mund të realizohen me plastifikim mat ose shkëlqyes, në varësi të efektit që dëshirohet të arrihet.
Dorezat janë prej pambuku të bardhë dhe janë të fiksuara me katër nyje, duke garantuar qëndrueshmëri dhe rezistencë gjatë përdorimit.
Konfiguroni produktin tuaj
Shërbimet ekstra
Krijimi i një projekti grafik me preventivGrafika gjenerohet me programe specifike dhe pas një takimi me klientin vlerësohen kërkesat e tij, koha e nevojshme që i duhet projektit, me pas gjenerohet një preventiv. Në momentin që pranohet preventivi dhe paguhet tarifa, klienti ka të drejtë që të bëjë deri në tre ndryshime tek drafti, pas ndryshimit të tretë çdo modifikim do të tarifohet. Për çdo projekt grafik do të caktohet një profesionist i cili do të ndjekë klientin gjatë gjithë procesit.
Për informacione të mëtejshme na kontaktoni nëpërmjet emaili-t info@cantatepersonalizuara.com ose në numrin +355 69 353 2205.