Kuti Fund e Kapak Katrore Gofrata - Stampë e ngrohtë
Kuti Fund e Kapak Katrore Gofrata - Stampë e ngrohtë

Kuti Fund e Kapak Katrore Gofrata - Stampë e ngrohtë
Kutitë katrore me fund dhe kapak janë zgjedhja perfekte për një paketim modern dhe të sofistikuar. Forma e tyre e rregullt dhe elegante i bën të përshtatshme si për produkte luksoze, ashtu edhe për dhurata të veçanta.
Të punuara me karton të fortë dhe të veshura me letër të gofruar, këto kuti dallohen për rezistencën dhe pamjen e tyre unike. Struktura e letrës së gofruar sjell një efekt estetik të veçantë, duke i dhënë paketimit më shumë personalitet.
Personalizimi realizohet me stampë të ngrohtë në një ngjyrë mbi kapak, duke vendosur logon ose mesazhin tuaj në mënyrë elegante dhe të paharrueshme.
Në dispozicion janë 9 modele të ndryshme gofrature, për ta përshtatur dizajnin sipas stilit dhe identitetit tuaj.
Zgjidhni dimensionet që i përshtaten më së miri produktit tuaj dhe krijoni një paketim që e bën diferencën.
Nëse jeni të interesuar për produktin pa stampim,
Konfiguroni produktin tuaj
Shërbimet ekstra
Krijimi i një projekti grafik me preventivGrafika gjenerohet me programe specifike dhe pas një takimi me klientin vlerësohen kërkesat e tij, koha e nevojshme që i duhet projektit, me pas gjenerohet një preventiv. Në momentin që pranohet preventivi dhe paguhet tarifa, klienti ka të drejtë që të bëjë deri në tre ndryshime tek drafti, pas ndryshimit të tretë çdo modifikim do të tarifohet. Për çdo projekt grafik do të caktohet një profesionist i cili do të ndjekë klientin gjatë gjithë procesit.
Për informacione të mëtejshme na kontaktoni nëpërmjet emaili-t info@cantatepersonalizuara.com ose në numrin +355 69 353 2205.