Produkte promocionale
Produkte promocionale
- Zarfat për Gift Card mbrojnë por edhe i japin një tjetër pamje kartës që ndodhet brënda, mbi të gjitha kur ajo përfaqëson një dhuratë për dikë. Zarfat per gift card realizohen me letër speciale 200 gr dhe mund të personalizohen me stampë të ngrohtë me ngjyra ose shkrime të ndryshme, duke përfshirë zarfin dhe shënimin që do të vendosni në zarf, nëse preferoni, vetëm zarfin. Për çdo lloj dyqani apo biznesi. Në dispozicionin tuaj gjenden ngjyra të ndryshme. Porosia minimale fillon nga vetëm 50 copë. Kontrolli bazë i grafikës falas. Produkt Made in Italy.
- Keni një ngjarje të veçantë për të festuar në biznesin tuaj? Dëshironi t'i lini klientët / të ftuarit tuaj të befasuar me një ftesë e këndshëme? Atëherë nuk mund të humbisni ftesat nga Çanta të Personalizuara! Ato mund të jenë të dobishme në shumë raste, si në shoqëri ashtu edhe në familje: përvjetore, pagëzime, dasma, festa diplomimi, ditëlindje, për inagurime, etj. Mund t'i personalizoni me logon e biznesit tuaj ose me emrin tuaj dhe të shkruani në to atë që dëshironi. Personalizimi realizohet me stampë të ngrohtë. Mund zgjidhni të blini vetëm ftesën ose zarfin, ose të dyja bashkë. Mbyllja realizohet me fjongo në saten. Në dispozicionin tuaj do të keni ngjyra të ndryshme letre dhe stampimi.
- Mbajtëset e kartave të personalizuara janë një aksesor promovues që përdoret gjerësisht nga hotelet, bankat, studiot profesionale dhe ambientet e akomodimit. Formati është krijuar posaçërisht për të përmbajtur një kartë magnetike. Përveç mbajtëseve të kartave ju mund të blini dhe personalizoni gjithashtu dhe një kartë. Personalizimi realizohet me stampë të ngrohtë. Mbajtëset dhe karta shiten edhe të veçuara. Në dispozicionin tuaj do të keni ngjyra të ndryshme të letrës dhe stampave. Kontrolli grafik bazë falas. Produkt Made in Italy.
- Të gjithë e dimë se fatura që i jepet klientit ështe mjaft e rëndësishme dhe duhet të mbahet dhe të ruhet në mënyrë të kujdesshme dhe kofidenciale. Çanta të Personalizuara, për t'ju ardhur në ndihmë ka krijuar një mbajtëse elegante të personalizuar faturash, të realizuara me letër 200 gram dhe e personalizuara me stampë të ngrohtë. Së bashku me mbajtëset e personalizuara të faturave është e mundur edhe blerja dhe personalizimi i një karte, me të njëjtat karakteristika, për t'u futur brenda, ku mund të shkruani një falënderim për blerjen e kryer. Ideale për restorante dhe dyqane. Sasia minimale fillon nga vetëm 50 copë. Produkt Made in Italy.
- Ka raste kur është e rëndësishme të keni në dispozicion zarfe të personalizuara me logon e biznesit tuaj për: shënime falenderimi, përshëndetje, ftesa për eventet e kompanisë, ftesa për ekspozita, etj. Çdo ngjarje e rëndësishme e biznesit tuaj kërkon zarfet postare të personalizuara. Ju mund të blini dhe persobnalizoni vetëm zarfin ose kartën, ose të dyja bashkë. Personalizimi realizohet me stampë të ngrohtë. Në dispozicionin tuaj gjenden ngjyra të ndryshme për zarfin dhe kartën. Porosia minimale fillon nga vetëm 50 copë.